Sport
Kosova shpall listën për ndeshjen historike ndaj Malit të Zi
Demokracia
21:05 | 09 Prill 2021

Share:

Selektori i Kosovës në hendboll, Bujar Qerimi, të premten ka shpallur listën e lojtarëve të ftuar për ndeshjet me Malin e Zi dhe Suedinë. Janë këto duelet e fundit të fazës së dytë kualifikuese për “Euro 2022”.

Pas barazimit dhe fitores së jashtëzakonshme ndaj Rumanisë, Kosova synon fitoren me Malin e Zi për të siguruar suksesin historik – kualifikimin në Kampionatin Evropian.

Ndeshja Kosovë – Mali i Zi zhvillohet më 28 prill në Prishtinë. Më pas më 2 maj, Kosova i mbyll eliminatoret me ndeshjen në udhëtim ndaj Suedisë, nënkampiones në fuqi të botës.

Kosova është e treta në Grupin 8 me 3 pikë, sa i ka edhe Rumania në vend të dytë. Suedia udhëheq me 6 pikë, kurse Mali i Zi është i katërti me 2 pikë. Kosova e Rumania i kanë luajtur nga katër ndeshje, ndërsa Suedia e Mali i Zi nga tri.

Seleksionuesi Qerimi është bazuar në ekipin që ka siguruar fitoren historike në Bukuresht. Por ka edhe emra të rinj.

Në ekipin kombëtar janë kthyer Fatlum Ahmeti e Bashkim Gashi që bëjnë karrierë në Suedi. Për herë të parë në Kombëtare janë ftuar Agon Bajqinovci i Prishtinës dhe Arbios Mushkolaj e Arti Luzha të Besa Famgas.

Në ekipin e zgjeruar të Qerimit bëjnë pjesë 20 lojtarë. Ndërkohë në shtabin teknik të tij janë Fatmir Muhaxheri e Veton Hajrizi.

Grumbullimi i hendbollistëve bëhet më 23 prill në Hotelin Internacional në Prishtinë prej orës 12:00.

Lista e lojtarëve

No Name Club Position Matches Goals
2 Agon Bajqinovci KH Prishtina RW 0 0
5 Kastriot Jupa KH Besa Famgas PV 42 153
8 Bashkim Gashi Örebro SK (SWE) LW 6 6
11 Valon Dedaj HSC Kreuzlingen (SUI) CB 32 117
13 Fatlum  Ahmeti LIF Lindesberg (SWE) PV 14 21
14 Drenit Tahirukaj HSC Kreuzlingen (SUI) RB 16 29
15 Deniz Terziqi KH Prishtina LB 34 102
18 Arti Luzha KH Besa Famgas GK 0 0
21 Arbios Mushkolaj KH Besa Famgas RW 0 0
24 Luigj Quni GC Amicitia Zürich (SUI) PV 25 31
25 Festim Mustafa KH Kastrioti LB 0 0
26 Drilon Tahirukaj KH Besa Famgas RW 28 53
27 Lulëzim Shabani KH Prishtina LW 4 0
28 Haris Berisha HSC Kreuzlingen (SUI) GK 24 1
31 Bujar  Ramosaj KH Besa Famgas LB 13 3
33 Jon Muqolli KH Besa Famgas LB 7 1
34 Leonard  Gegaj Kärra HF (SWE) CB 7 3
35 Rron Ramadani KH Prishtina PV 5 0
68 Egzon  Gjuka KH Besa Famgas CB 23 51
91 Liridon Zena RK Zamet (CRO)
photo by: @besim.mydyti

Të ngjashme