Sport
Kosova shkëlqeu në Kupën Ballkanike të Shigjetarisë, fiton dy vende për “Fetih Kupasi” në Turqi
Demokracia
11:26 | 10 Maj 2023

Share:

Të shtunën, më 7 maj është mbajtur Gara Ballkanike “Kupa e Ballkanit” në Tuz të Malit të Zi, aty tetë sportistë nga Kosova ishin përfaqësues të shtetit tonë.

Përveç Kosovës, sportistë edhe nga Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Serbia, Kroacia, Hungaria dhe Bosnja e Hercegovina morën pjesë në turneun e organizuar në bashkëpunim me Institutin Yunus Emre dhe Fondacionin e Shigjetarëve.

Në mesin e 60 sportistëve më të mirë të Shigjëtarisë Tradicionale në shtetet ballkanike, përkundër konkurrencës së fortë, të gjithë sportistët e Kosovës arritën të vazhdojnë deri në fazën finale.

Njoftimi i plotë:

Flamuri i Kosovës u ngrit në podium në dy raste, një herë në konkurrencën e femrave dhe një herë në atë të meshkujve.

Në vendin e parë në kategorinë e femrave fituese doli Vahide Spanca, ndërsa në kategorinë e meshkujve vendin e tretë e zuri Gulhan Kruezi.

Vahide Spanca si vend i parë në podium

Ndryshe, pesë sportistë meshkuj dhe pesë femra që fituan kualifikimet ballkanike u kualifikuan për të marrë pjesë në “Conquest Cup Archery Tournament 2023” apo e njohur si “Fetih Kupasi”.

Ky organizim do të mbahet nga data 27 deri më 29 maj të vitin 2023 në Stamboll të Turqisë. /Telegrafi/

Të ngjashme