Ish-ambasadori i Shqipërisë në OKB, Agim Nesho tha në një intervistë për Euronews Albania se Kosova si shtet i pavarur është një relitet i pakthyeshëm dhe rezoluta 1244 nuk ka më vlerë.
Nesho u shpreh se kjo rezolutë ka mbetur për shkak të vetos ruse në këshillin e sigurimit të OKB por ajo nuk është relevante.
“Rezoluta 1244 nuk ka më vlerë se ekziston një realitet i pakontestueshëm që është ekzistenca e republikës së Kosovës. Kjo rezolutë mbetet se OKB nuk lë sovranitet bosh dhe duke qenë se vetoja e vendosur nga rusët në KS të OKB e bën të pamundur që deri sa të pranohet nga OKB të kemi një rezolutë, por kjo nuk do të thotë që kjo rezolutë është relevante. Janë rusët dhe nacionalistët serbë që po përpiqen ta rikthejnë këtë rezolutë për një moment të dytë”, tha Nesho.