Sport
Kosova publikon listën e të ftuarave në Kombëtaren U19 për kualifikueset e Evropianit
Demokracia
13:11 | 22 Mars 2022

Share:

Përzgjedhësi i Kombëtares U19 të Kosovës, Lorik Ilazi, ka publikuar listën e volejbollisteve të ftuara në grumbullimin e grupmoshës U19, femrat, të cilat do t’i nënshtrohen përgatitjeve para ndeshjeve kualifikuese të Kampionatit Evropian, të cilat luhen në Prishtinë, nga data 8, deri më 10 prill.

Grumbullimi bëhet më 24 mars, në ora 17:00, në Hotel ‘Trofta’, në Istog. Më poshtë, lista e plotë e volejbollisteve të grumbulluara, sipas rendit alfabetik.

 

Të ngjashme