Sport
Kosova prezantohet suksesshëm në Stamboll
Demokracia
11:57 | 21 Shkurt 2022

Share:

Ekipi i muaythait të Kosovës ka përfunduar pjesëmarrjen në Kampionatin Evropian të Muaythait, të mbajtur prej 12-20 shkurt 2022 në Stamboll të Turqisë.

Nga gjashtë pjesëmarrës, u dallua Erona Shabani, e cila u ngjit në podium si medaliste e bronztë, në  kategorinë -54 kg të grupmoshës U-23, në të cilën ishin pesë garuese.

Një fitore në Kampionat e shënoi Arbos Maliqi në kategorinë -67 kilogramë për senior, por që u ndal në çerekfinale.

Për sportin e muaythait në Kosovë është medalja e parë nga një kampionat evropian. /Demokracia.com

Të ngjashme