Sport
Kosova po shkëlqen në Luksemburg, ja kur e zhvillon ndeshjen vendimtare në fazën e Grupeve
Demokracia
12:20 | 28 Shtator 2021

Share:

Kombëtarja e Kosovës U17 në konkurrencën e femrave i ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme kualifikimet për Kampionatin Evropian që po mbahen në Luksemburg, shkruan Demokracia.com.

Dardanet të udhëhequra nga trajneri Kushtrim Munishi, pas fitores sepktakolare 13:0 ndaj Gjeorgjisë, kanë barazuar në takimin e dytë me Bjellorusinë 1:1, duke i prirë kështu renditjes tabelore me 4 pikë të tubuara.

Ndeshjen e fundit dhe vendimtare në fazën e grupeve e zhvillon me 30 shtator ndaj Luksemburgut, ku fituesi do të përfundojë në pozitën e parë.

Kosova U17 është pjesë e grupit 1 të Ligës B. /Demokracia.com

Të ngjashme