Kosova ka nisur sot më herët se zakonisht stërvitjet për ndeshjen e së dielës që e zhvillon ndaj Suedisë në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror, shkruan Demokracia.com.
Djelmoshat e Kosovës edhe sot po stërvitin në Kampin Edukativ në Hajvalia, derisa stërvitja ka nisur nga ora 12:00.
Për dallim nga dita e djeshme kur prezentë ishin vetëm futbollistët që patën më pak minutazh dhe ata që nuk u paraqitën fare ndaj Lituanisë, sot prezentë janë të gjithë futbollistët dhe fatmirësisht nuk ka shqetësime për ndonjë lëndim. /Demokracia.com