Në fund të këtij muaji Kosova, do t’i nis eliminatoret për Kampionatin Botëror “Katar 2022”, shkruan Demokracia.com.
Edhe këto eliminatore si ato të vitit të kaluara pritet të jenë të zbehta pasi do të zhvillohen pa praninë e shikuesve, si masë në mbrojtje të përhapjes së Koronavirusit.
Gjithsesi, një lajm tjetër jo i mirë është se në grumbullimin e marsit nuk do të jetë as talentet Bastian Toma, Andi Zeqiri e Toni Domgjoni të cilët kanë zgjedhur ta përfaqësojnë Zvicrën U21 në këto eliminatore.
Gjithsesi, për t’u konfirmuar një gjë e tillë duhet të pritet deri më 21 mars kur edhe grumbullohet Kosova.
“Mund të ketë risi në ardhjen e futbollistëve të rinj në Kombëtaren e Kosovës për ndeshjet e muajit mars. Jemi në pritje të dokumentacionit për disa prej tyre. Përderisa nuk e kemi sinjalin e qartë se janë të pajisur me dokumentacionin ne nuk mund të japim emra, por nëse ndodh një gjë e tillë, atëherë do të ketë risi në grumbullim”, ka deklaruar ish-ndihmësi i Challades, Muharrem Sahiti në Kanal “10” i cili nga tash do të ketë postin e drejtorit sportiv të cilin ditë më parë e konfirmojë për Demokracia.com. /Demokracia.com