Lajme
Kosova përsëri do të dërgojë mostra në Gjermani për verifikimin e variantit të ri të COVID-19
Demokracia
16:00 | 11 Mars 2021

Share:

Kosova në muajin janar dërgoi 30 mostra për testim në një laborator të Gjermanisë, e të njëjtën gjë planifikojë ta bëjë edhe gjatë këtij muaji.

Xhevat Jakupi, drejtor i Departamentit të Mikrobiologjisë në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike për Demokracia.com tha se mostrat për testimin e variantit të ri të COVID-19 mund të fillojnë brenda dy javëve të ardhshme pasi IKSHPK është duke pritur liferimin e kritereve nga kompania.

Jakupi thotë se gjatë janarit në 30 mostra të testimit, 10 për qind apo 3 raste prej tyre rezultuan pozitive me variantin e ri.

Ndërsa brenda këtyre 30 mostrave që planifikohen të dorëzohen mund të kemi rritje të rasteve të reja me variantin e ri.

“Brenda 30 mostrave që dërguam para dy muajve, 10% apo 3 mostra rezultuan pozitive me variantin e ri të SARS-COV-2, dhe ne presim që me dërgesën e radhës prej 30 mostrave të shohim nëse ka ndryshuar prevalenca e pranisë së varianteve të reja dhe presim që të rriten rastet me variantin e ri”, tha Jakupi për Demokracia.com

Jakupi përmend edhe mënyrën e dërgimit të mostrave në një kompani të Berlinit të Gjermanisë, e cila mundësohet dhe financohet nga OBSH-ja.

“Ne përmes një programi të OBSH-së me një sistem online bëjmë kërkesën, dhe pastaj ata financojnë dhe komunikojnë më një komani në Gjermani që pranon mostrat për testim nga Kosova”, ka thënë ai për Demokracia.com.

Jakupi thotë që Kosova për momentin e ka të pamundur detektimin e varianteve të reja por që pas dy javësh presim që të jemi në gjendje të detektojmë variante të reja e në mesin e tyre edhe ato britanike, Afrikës së jugut.

‘’Për momentin detektimi i varianteve në mesin e atyre që kanë rezultuar pozitive ende nuk është i mundur por jemi në proces të sigurimit për dy javë do të jemi në gjendje t’i detektojmë variantet në mesin e atyre pozitive, do të jemi në gjendje për me vlerësua variantin britanik dhe të Afrikës së Jugut’’, tha Jakupi për Demokracia.com.

Theksojmë se në janar tre persona kishin rezultuar pozitivë me variantin e ri britanik të koronavirusit, por që sipas IKSHPK-së që të gjithë personat ishin shëruar. Ndryshe, gjatë ditës së mërkurë është raportuar se në Shqipëri tashmë janë evidentuar rastet e para me variantin e ri të koronavirusit. /Demokracia.com/

Lexo edhe:

Alarmante! Në Shqipëri qarkullon varianti britanik i COVID-19

Të ngjashme