Lajme
Kosova përparim të lehtë në luftën kundër korrupsionit, por në zbatimin e Ligjit dhe Rendit bie për 8 pozita
Demokracia
15:33 | 26 Janar 2022

Share:

Kosova ka shënuar përparim të lehtë në luftën kundër korrupsionit, duke u vlerësuar me 39 pikë – tri më shumë sesa vitin e kaluar – në Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit për vitin 2021, të përpiluar nga organizata ndërkombëtare, Transparency International.

Një vit më parë Kosova kishte 36 pikë. Por në një fushë tjetër Kosova qëndronte më mirë vitin e kaluar, raporton Demokracia.com.

Sipas një raporti të USAID, në kohën kur Kosova qeverisej nga Avdullah Hoti qëndronte shumë më mirë në rangimin sa i përket zbatimit të Rendit dhe Ligjit.

Sipas këtij raporti të USAID-it per vitin 2020 dhe 2021 në kohën e Hotit, Kosova qëndron në vendin e 23-të në botë sa i përket Sundimit të Rendit dhe Ligjit.

Por në vitin 2021, në kohën kur në krye të qeverisë është kryeministri Albin Kurti, vendi rangohet në pozitën e 31-të./Demokracia.com/

2020
2021

Të ngjashme
Lajme • 28 Mars 2024