Sport
Kosova për ta shkruar historinë ndaj Spanjës në “La Cartuja”: Formacionet zyrtare
Demokracia
19:39 | 31 Mars 2021

Share:

Kosova do ta zhvillojë sonte ndeshjen e dytë në kampanjën eliminatore për Kupën e Botës “Katar 2022”.

“Dardanët” janë nikoqirë të Spanjës në stadiumin “La Cartuja” në Sevilla, shkruan Demokracia.com.

Ndeshja në fjalë është e vlefshme për grupin B.

Pak më shumë se një orë para ndeshjes së sontme, trajnerët e të dyja skuadrave i kanë publikuar formacionet zyrtare.

Spanja: Simon; Llorente, Garcia, Martinez, Alba; Busquets, Koke, Pedri; Torres, Olmo, Morata

Kosova: Ujkani; Vojvoda, Dresheviq, Aliti; Kololli, Kryeziu, Halimi, Hadërgjonaj; Celina, Muriqi, Rashica.

/Demokracia.com

 

 

Të ngjashme