Ekipi olimpik i Kosovës ka parakaluar në ceremoninë hapëse të Lojërave Olimpike Dimërore “Pekini 2022” që po mbahet në stadiumin “Foleja e Zogut”.
Kosova ishte e 54-ta që parakaloi në këtë ceremoni prej 91 shteteve ndërsa flamurin e barti skitari Albin Tahiri.
Tahiri ishte bartësi i vetëm i flamurit të Kosovës pasi skitarja Kiana Kryeziu nuk është lejuar të marrë pjesë nga organizatorët për shkak të kontaktit të mundshëm me personat tjerë pasi trajneri Agim Pupovci ka rezultuar pozitiv në testin për koronavirus. /Demokracia.com