Kanë kaluar mbi 80 minuta në ndeshjen miqësore mes Kosovës dhe Lituanisë, shkruan Demokracia.com.
Në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, “Dardanët” janë nikoqirë të Lituanisë.
Pas 80 minutash, Kosova e ka shënuar edhe golin e katërt 4:0 përmes Besar, i cili shënoi me kokë në minutën e 79-të.
Kjo ndeshje do t’i paraprijë fillimit të kampanjës eliminatore për Kupën e Botës “Katar 2022”.
Pas kësaj ndeshje, Kosova e pret Suedinë më 28 mars, dhe më 31 mars i shkon Spanjës në Sevilla. /Demokracia.com