Kombëtarja e Kosovës në hendboll të enjten është kthyer në vend pas takimit që zhvilloi me Turqinë në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror, shkruan Demokracia.com.
Dardanët sot (e premte) kanë nisur përgatitjet për ndeshjen e së dielës ndaj Belgjikës, që zhvillohet në Pallatin e Rinisë në Prishtinë nga ora 17.00.
Në Kombëtare ka përkushtim maksimal për të fituar dy pikët e para në kualifikimet për Botëror. /Demokracia.com