Kombëtarja e Kosovës në futboll nesër, për herë të parë në vitin 2021, zbret në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë për një ndeshje ndërkombëtare.
“Dardanët” do të përballen në një miqësore me Lituaninë e cila është parapërgatitje për ndeshjen e 28 marsit kundër Suedisë, në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror “Katar 2022”, shkruan Demokracia.com .
Kosova është e kompletuar dhe kjo ka bërë që kompanitë e basteve ta shohin si favorite të madhe në këtë takim.
Fitorja e Kosovës është kuotuar me 1.60 ndërsa ajo e Lituanisë me 4.30. Barazimi kap shifrën 3.85 duke i dhënë kështu shumë pak gjasa lituanezëve.
Gjithsesi, një fitore në ndeshjen e nesërme do të ishte një motiv shtesë për ndeshjen ndaj Suedisë. /Demokracia.com