Ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku, ka thënë se veprimet e Qeverisë Kurti në Veri nuk i kanë dëmtuar raportet me aleatët, ndonëse Kosova vazhdon të jetë nën sanksione të Bashkimit Evropian dhe Ambasada e SHBA-së në Prishtinë ka konfirmuar se janë duke shqyrtuar vendosjen e masave sa i përket bashkëpunimit me Policinë e Kosovës, pas veprimeve të fundit në Veri.
Këto deklarata ai i ka bërë në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje.
“Lajmet e rreme më të shpeshta që i kemi dëgjuar, njëherë s’kanë dashtë me i pranu rezultate në Veri, pastaj kanë thënë se edhe nëse janë arritë, ato e kanë dëmtuar raportin e Kosovës me miqtë ndërkombëtar. Kjo nuk qëndron asapak. S’është e vërtetë”, ka thënë Çeku, duke u munduar të argumentojë me bisedat që kanë pasur në takime të ndryshme.
Sipas Çekut në disa takime dhe jo publike thuhet që “Kosova është në të drejtën e saj”.