Ndonëse, Kosova është një shtet i vogël në botë dhe si i tillë ka një ekonomi të varfër e standard të ulët të jetesës, për BIK-un kjo nuk po paraqet shumë rendësi pasi kanë renditur Kosovën në top 15-shën e shteteve më të shtrenjta për të shkuar në haxh për vitin 2022.
Bashkësia Islame e Kosovës ka njoftuar se këtë vit shkuarja në haxh do të kushtoj 5 mijë e 700 euro.
Besim Mehmeti shefi i kabinetit te Muftiut Tërnava përmes një statusi në Facebook ka renditur çmimet e disa shteteve botërore duke përfshirë edhe Kosovën.
Kosova ka çmim më të larte se shtete e rajonit. Në Shqipëri shkuarja në haxh kushton 4 mijë e 900 euro.
Çmimet e haxhit 2022 ne disa shtete sipas Besim Mehmetit:
Egjipti 10000 dollar,
Turqia 9500 dollar,
Palestina 9000 dollar,
Bahrejni 7700 dollar,
Jordani 6500 dollar
Emirate 8000 euro,
Katar 8000 euro
Gjermani 6000-7000 euro,
Britani 9000-11.000 euro,
Bosne 6150 euro,
Kosove 5700 euro,
Maqedonia Veriore 5700 euro,
Shqiperi 4900 euro,
USA 9700- 13.500 Dollar،
Nga brenda Arabisë Saudite 3000-5000 dollar
BIK-u ka bërë publike pakon dhe çka përfshin në të:

Nërsa kjo është pako në Shqipëri:

Edhe viteve të kaluara, Kosova ka pasur çmimin më të lart të shkuarjes në Haxh në krahasim me shtetet e Ballkanit
