Lajme
“Kosova në sytë e botës”, BBC-ja shkruan për dhunën në Kuvend
Demokracia
20:01 | 13 Korrik 2023

Share:

Mediat ndërkombëtare kanë shkruar për dhunën në Kuvendin e Kosovës.

Këtë e ka bërë edhe gjiganti mediatik, BBC.

”U hodhën grushta dhe kryeministri i Kosovës u lag me ujë teksa shpërtheu një përleshje në parlamentin e vendit“, nis teksti.

Po ashtu është publkuar edhe video me përmbajtje dhune.

”Ajo erdhi pas një debati të tensionuar tre-ditor rreth trazirave në veri të Kosovës. Kryeministri Albin Kurti po i drejtohej sallës kur u shpërthyen emocionet. Një fotografi e tij u gris dhe më pas filluan luftimet“, thuhet në artikull.

 

Të ngjashme