Lajme
Kosova në listën e vendeve me rrezik ekstrem për zjarre pyjore
Demokracia
18:34 | 27 Korrik 2023

Share:

Në këto ditë të nxehta vere është ngritur niveli i rrezikshmërisë për zjarre pyjore.

Sipas Sistemit Evropian te Informacionit për Zjarret në Pyje, Kosova bënë pjesë në vendet me nivel esktrem të rrezikut për zjarre pyjore në ditën në vijim.

Në njoftimin e Agjencionit për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës, thuhet se disa pjesë të Francës Jugore, Italisë, Greqisë dhe Turqisë, si dhe zona të vogla të Kosovës dhe Bullgarisë, janë konsideruar në “rrezik ekstrem” të rrezikut për zjarre.

Lidhur me këto informacione, është bërë e ditur se Drejtoritë për Administrimin e Parqeve Kombëtare, me qëllim të parandalimit të paraqitjes së zjarreve dhe përhapjes së tyre, kanë shtuar vigjilencën, gatishmërinë, kontrollin, informimin dhe monitorimin e territorit të Parqeve.

“Apelojmë tek të gjithë qytetarët e Kosovës dhe posaçërisht tek vizitorët, banorët e zonave të parqeve, shfrytëzuesit e pronave, dhe qytetarët tjerë që të kenë kujdes maksimal në parandalimin e paraqitjes së zjarreve dhe përhapjes së tyre në territorin e parqeve.

Kërkojmë nga të gjithë, që në rast se shohin ndonjë ndezje eventuale të zjarrit në Parqe Kombëtare ta lajmëroni Drejtoritë përkatëse.

Numrat e Kontaktit për Drejtorinë e Parkut Kombëtar “Bjeshkët e Nemuna” janë: 044 222718 dhe 044 155735, ndërsa për Drejtorinë e Parkut Kombëtar “ Sharri” janë: 045 308164 dhe 044 263 188.

Numrat emergjentë të disa institucioneve me rëndësi që duhet ti keni parasysh janë: Zjarrfikësit 193, Policia e Kosovës 038/192, mobil 192, Qendra e thirrjeve në kuadër të Policisë së Kosovës 112, Ndihma e shpejtë 194 dhe 038/ 500 094”, thuhet në njoftim./teve1.info/

Të ngjashme