Lajme
Kosova në krizë të thellë ekonomike, megjithatë krerët e shtetit shihen të qeshur dhe në disponim
Demokracia
19:58 | 19 Korrik 2022

Share:

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Saranda Bogujevvci ka publikuar një “selfie” në të cilën shihen kryeministri Albin Kurti, kryeparlamentari Glauk Konjufca dhe zëvendësi i Kurtit, Besnik Bislimi.

Gjithashtu, në këtë fotografi është edhe shefja e Grupit Parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari – Lila.

E për ta përshkruar fotografinë, Bogujevci është përkujdesur që ta përdorë një shprehje të madhe për krerët e shteti – “me ma të mëdhenjtë në vend”.

Nuk dihet se me çfarë rasti apo në cilin institucion është bërë kjo fotografi kaq e harshme.

Hareja të krerët e shtetit dhe atë të LVV-së nuk përkon me realitetin në terren, pasi që kosovarët po përballen me krizë të rëndë ekonomike, ku inflacioni ka shkuar mbi 14 për qind. /Demokracia.com/

 

Të ngjashme