Lajme
Kosova në krizë për rrymë, ministrja Rizvanolli lajmërohet nga Vjena ku po zhvillon “diskutime”
Demokracia
19:13 | 16 Tetor 2022

Share:

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli është lajmëruar nga Vjena e Austrisë.

Ajo ka diskutuar për hulumtime rreth politikave publike në Insituttin e Vjenës për Studime Ekonomike Ndërkombëtare.

Ajo thotë se nga diskutimet që ka pasur aty, është e bindur që Kosova është në rrugën e duhur sa i përket tërheqjes së investimeve të huaja.

Ky është postimi i saj:

Kënaqësi të diskutojmë për hulumtime rreth politikave publike në Institutin e Vjenës për Studime Ekonomike Ndërkombëtare, e të takoj shokë e kolegë nga Universiteti i Staffordshire që tash punojnë aty.
Nga diskutimet u bindëm që Kosova është në rrugën e duhur sa i përket tërheqjes së investimeve të huaja direkte, arsimit të dyfishtë, politikave të energjisë, si dhe qasjes ndaj integrimit rajonal.

Të ngjashme