Lajme
Kosova ndër 15 shtetet më të korruptuara në botë
Demokracia
09:57 | 21 Mars 2022
Ilustrim

Share:

Kosova renditet ndër 15 vendet më të korruptuara në botë, sipas perceptimit të qytetarëve të saj.

Një nga gjashtë variablat e Indeksit të Lumturisë 2022, të publikuar pak ditë më parë nga OKB, është dhe perceptimi për korrupsionin, që matet nga sondazhet me qytetarët për dy pyetje: “A është korrupsioni i përhapur në qeveri apo jo?” dhe “A është korrupsioni i përhapur tek bizneset?”.

Qytetarët e shteteve të Ballkanit vazhdojnë të mendojnë se korrupsioni është mjaft i përhapur, shkruan Demokracia.com.

Bosnje e Hercegovina është e dyta në botë, pas Afganistanit. Shtete të tjera të rajonit, qytetarët e të cilëve mendojnë që korrupsioni është i lartë janë Rumania, Bullgaria.

Madje, edhe ukrainasit që aktualisht janë duke bërë rezistencë në front me Rusinë, mendojnë se shteti i tyre është shumë i korruptuar, duke e radhitur të 4-tin në botë.

Shqipëria është në vendin e 9-të, në vendin e 12-të është Maqedonia e Veriut dhe në vendin e 15-të është Kosova.

Shteti që perceptohet nga qytetarët e tij si më pak i korruptuari në botë vazhdon të jetë Singapori. /Demokracia.com/

Të ngjashme