Sport
Kosova mundet nga Irlanda, përfundon e dyta në grup
Demokracia
15:30 | 04 Qershor 2022

Share:

Kosova në 3×3 në konkurrencën e meshkujve ka pësuar humbje nga Irlanda me rezultat 21:13.

Dardanët përfunduan në vendin e dytë në Grupin A, me një fitore dhe një humbje. Si Kosova, ashtu edhe Irlanda kishin mundur Shqipërinë më herët gjatë ditës së sotme.

Pas një fillimi të barabartë 2:2, irlandezët me një seri prej 8:0, kalojnë në epërsi 10:2, megjithatë djelmoshat kosovarë arritën të ngushtojnë shifrat në 16:12, por pa arritur të bëjnë më shumë dhe pësuan 21:13.

Kosova përfundoi e dyta në grup dhe të dielën do të ketë edhe një ndeshje eliminatore. /Demokracia.com

Të ngjashme