Sport
Kosova mposhtet nga Shqipëria në miqësoren e sotme
Demokracia
21:03 | 13 Maj 2022

Share:

Kosova U22, meshkujt, ka zhvilluar sot një ndeshje në Palestrën ‘Farka’, në Tiranë kundër Shqipërisë, në kuadër të përgatitjeve para kualifikueseve për Kampionatin Evropian për këtë grupmoshë.

Përkundër udhëtimit më shumë se katër orësh, ‘Dardanët’ e rinj treguan pak shenja lodhjeje, derisa luftuan fuqishëm dhe treguan vetmohim impresiv, pavarësisht disfatës 3-2 në sete.

Selektori, Faton Mustafa dhe stafi i tij janë ndarë të kënaqur nga ajo që kanë parë, derisa kanë evidentuar edhe gabimet të cilat do të punojnë për t’i përmirësuar në vazhdim.

Kujtojmë se Kosova është pjesë e Grupit E, kualifikues për Kampionatin Evropian, ndeshjet e të cilit do të zhvillohen në Prishtinë mes datave 19-22 maj, 2022.

Veç Kosovës, pjesë e Grupit E janë edhe Kombëtaret si Holanda, Azerbajxhani dhe Sllovenia. /Demokracia.com

Të ngjashme