Sport
Kosova mposhtet nga Norvegjia në ndeshjen e parë të fazës kualifikuese të Kampionatit Evropian
Demokracia
15:03 | 06 Tetor 2021

Share:

Norvegjia U-19 e ka mposhtur Kosovën U-19 me rezultat 3-0 në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian.

Pjesa e parë filloi mjaft e baraspeshuar, por që Dardanët e rinj nuk ishin mjaft të përqendruar nga fundi.

Ishte minuta e 44-të, kur Bryan Fiabema realizoi nga penalltia, për rezultatin 1-0, e që dy ekipet shkuan në pushim.

Në 45 minutat e dytë, Përfaqësuesja e Kosovës U-19 nuk ishte mjaftë e koordinuar në fazën defanzive, duke pranuar edhe dy gola të tjerë.

Ishte minuta e 67-të, kur Fiabema shënoi golin e tij të dytë personal në këtë takim, me Odin Holm që ishte në rolin e asistuesit.

Anëtari i Norvegjisë ishte tejet i disponuar për lojë dhe atë e dëshmoi duke realizuar het-trik në minutën e 75-të, me shqiptarin Uranik Seferin që mbron ngjyrat e kundërshtarit dhe ishte asistuesi.

Kosova U-19 është në Grupin 10 të fazës kualifikuese që startoi sot, e që përveç Norvegjisë, janë edhe Gjeorgjia e Uellsi. /Demokracia.com

Të ngjashme