Sport
Kosova mposhtet nga Maqedonia e Veriut
Demokracia
18:57 | 05 Maj 2022

Share:

Kombëtarja e Kosova U-16 në futboll ka pësuar humbje nga Maqedonia e Veriut, në takimin që u zhvillua në Shkup, në ndeshjen e dytë të turneut zhvillimor të UEFA-s.

Ndeshja në pjesën e rregullt përfundoi me rezultat 1:1.

Maqedonia kaloi në epërsi me golin e Dimitrijeskit, ndërsa mysafirët barazuan në pjesën e dytë me golin e Gashijanit.

Ndryshe në penallti, Maqedonia ishte më e suksesshme duke fituar me 4:3.

Kosova ka një fitore ndaj Hondurasit dhe në ndeshjen e fundit ballafaqohet me Taxhikistanin, me 8 maj. /Demokracia.com

Të ngjashme