Sport
Kosova mposhtet nga Luksemburgu, minimizohen gjasat për kualifikim
Demokracia
20:53 | 18 Shkurt 2021

Share:

Kosova ka pësuar një humbje të papritur sonte kundër Luksemburgut në kuadër të parakualifikimeve europiane për Kupën e Botës 2023, shkruan Demokracia.com.

Ndeshja e cila u zhvillua në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë, u mbyll me rezultat 89:99 për mysafirët të cilët pothuaj gjatë gjithë kohës ishin në epërsi.

“Dardanët”, përkundër angazhimit maksimal në parket nuk arritën të triumfojnë duke dalë kështu të zhgënjyer nga kjo ndeshje nga e  cila është pritur fitore e sigurt.

Më i miri tek Kosova ishte Divine Myles me 21 pikë, ndërsa dobët shumë luajti Dardan Berisha, i cili shënoi vetëm 5 herë nga 16 goditje sa provoi.

Me këtë humbja, Kosova ka humbur pothuaj gjitha shpresat për kualifikim, derisa pas dy dite do ta zhvillojnë ndeshjen tjetër ku ndeshen me Sllovakinë. /Demokracia.com

 

 

Të ngjashme