Lajme
Kosova miraton udhëzuesin për trajtim të pacientëve me COVID-19 me plazmën e gjakut
Demokracia
13:31 | 18 Janar 2021

Share:

Ministri i Shëndetësisë në Kosovë, Armend Zemaj ka konfirmuar se është miratuar udhëzuesi për trajtim me Plazmë Kovalescente të pacientëve me Covid-19, si terapi mbështetëse.

Kjo është konfirmuar nga vetë ai përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, ku mes tjerash, ka thënë se terapinë do ta marrin të gjithë personat që kanë nevojë për një trajtim të tillë.

“Institucionet e kujdesit shëndetësor, duke përfshirë Klinikën Infektive së bashku me institucionet e kujdesit shëndetësor, në të cilat janë të hospitalizuar pacientët me Covid, sipas indikacioneve do të bëjnë zbatimin e trajtimit me Plazmë Kovalescente”, ka thënë ai, raporton Demokracia.com

Postimi i plotë:

Kosova miraton Udhëzuesin për trajtim me Plazmë Kovalescente të pacientëve me Covid-19 si terapi mbështetëse.

Në funksion të trajtimit të përsonave me Covid 19, përpos masave dhe aplikimit të terapisë adekuate, në bashkëpunim me ekspertët, kam nënshkruar “Udhëzues për trajtim me Plazmë Kovalescente të pacientëve me Covid-19 si terapi mbështëse”.

Grupi punues me përkushtim dhe në konsultim me praktikat më të mira botërore ka përpiluar udhëzuesin i cili në mënyrë adekuate udhëzon profesionistët shëndetësorë për përdorimin plazmës së personave që kanë kaluar sëmundjen e Covid 19, e cila ka krijuar anti trupa të mjaftueshëm për trajtimin e pacientëve.

Shpresojmë që Plazma Kovalsecente, si terapi mbështetëse do të ndihmoj të gjithë ata pacientë që kanë nevojë për një trajtim të tillë e i cili do të zbatohet sipas udhëzuesit të nënshkruar sot.

Qendra për Transfuzion do të grumbulloj gjakun e personave që kanë kaluar Covid 19 dhe që kanë krijuar anti trupa të mjaftueshëm për çka besoj që qyetatarët do të përgjigjen pozotivisht.

Institucionet e kujdesit shëndetësor, duke përfshir Klinikën Infektive së bashku me institucionet e kujdesit shëndetësor në të cilat janë të hospitalizuar pacientët me Covid, sipas indikacioneve do të bëjnë zbatimin e trajtimit me Plazmë Kovalescente./Demokracia.com

Kosova miraton Udhëzuesin për trajtim me Plazmë Kovalescente të pacientëve me Covid-19 si terapi mbështetëse.

Në…

Posted by Armend Zemaj on Monday, January 18, 2021

Të ngjashme