Sjellja aspak e hijshme e autoriteteve spanjolle ndaj Kosovës në ndeshjen eliminatore për Kampionatin Botëror, mund të marrë një kundërpërgjigje të rëndë nga “Dardanët”.
Një ndeshje miqësore mes klubit katalunas, FC Barcelona dhe Kombëtares së Kosovës mund të zhvillohet gjatë këtij viti, shkruan Demokracia.com.
Ashtu siç shkruan ‘KosovanFootball’, ish-kandidati për president te Barcelona, Luis Fernandez Ala po punon për ta bërë të mundur një miqësore të tillë gjatë muajit gusht në titullin ‘Joan Gamper’.
Kjo miqësore vjen si protestë e asaj që ndodhi në ndeshjen Spanjë – Kosovë. Një takim futbolli që u politizua deri në pikë të fundit nga spanjollët. /Demokracia.com
Former Candidate for the president of @FCBarcelona @Lluisfdezala is pushing for a friendly game between Barcelona and #Kosova NT in next Joan Gamper Trophy in August.
They really love us, the Catalans. pic.twitter.com/IlvKvpGlJ0
— Kosovan Football ?? | ? (@kosovanfooty_EN) April 2, 2021