Sport
Kosova merr pjesë në turneun ndërkombëtar të boksit në Mal të Zi
Demokracia
12:03 | 10 Shkurt 2021

Share:

Kombëtarja e Kosovës në boks do të marrë pjesë në turneun ndërkombëtar “Perla e Adriatikut” që mbahet në Budva të Malit të Zi, shkruan Demokracia.com.

Turneu do ta mbahet nga data 16 deri me 22 shkurt të këtij viti.

”Kosova përfaqësohet me 3 boksierë. Në 56 kg. Luar Aliu, 64kg. Çlirim Berisha, 91kg. Remzo Mustafiç. Selektori, Shefki Bogujevci dhe gjyqtari ndërkombëtar Latif Demolli”, njofton Federata e Boksit e Kosovës, transmeton Demokracia.com.

Në këtë turne marrin pjesë boksierët më të mirë të Europës, dhe ky turne është një test para kampionatit Botëror që do të mbahet në muajin prill në Kielce të Polonisë. Hapjen e turneut do të bëjë kryetari i AIBA-s Umar Kremlev. /Demokracia.com

Të ngjashme