Sport
Kosova merr pjesë në turneun e boksit “STRANDJA” në Sofia të Bullgarisë
Demokracia
13:32 | 21 Shkurt 2021

Share:

Përfaqësuesja e Kosovës në boks do të marrë pjesë në turneun ndërkombëtar më të madhin në botë “Strandja” i cili zhvillohet nga data 21 deri më 28 shkurt 2021.

Kosova në këtë turne përfaqësohet me 5 boksier e që janë: Bashkim Bajoku në kategorinë 52 kg, Shpetim Bajoku 62 kg, Patriot Behrami 69 kg, Besart Pireva 81 kg, Faton Tolaj 91 kg i cili nga Gjermania i bashkëngjitet ekipit se bashku me selektorin Shefki Bogujevci dhe gjyqtarin ndërkombëtar Latif Demolli.

Në Sofje ekipit i bashkangjiten edhe boksierja Donjeta Sadiku dhe trajneri Besim Brahimi qe janë nga 15 shkurti në kampin ndërkombëtar.

Ne këtë turne marrin pjese 35 shtete nga 4 kontinente me boksierët me te mirë te Evropës dhe botës. Ky turne është një sprovë para kualifikimeve për L.O.Tokio 2020.

Të ngjashme