Kombëtarja e Kosovës në futboll e zhvillon sonte ndeshjen e tretë në muajin qershor në kuadër të Ligës së Kombeve.
“Dardanët” pas humbjes (0:2) nga Greqia, luan sërish në stadiumin “Fadil Vokrri” veçse kësaj radhe me Irlandën e Veriut, shkruan Demokracia.com.
Futbollistët e udhëhequr nga trajneri francez, Alain Giresse po konsiderohen favorit përballë atyre të Irlandës së Veriut.
Kjo edhe bazuar në shifrën e vlerës së ekipit kosovarë kundër atyre irlandezoverior.
Vlera e Kosovës sipas sajtit “Transfermarkt.com” është afër 73 milionë euro, ndërsa e Irlandës së Veriut është afër 28 milionë.
Amir Rrahmani është futbollisti me vlerën më të lart te Kosova. Mbrojtësi i Napolit vlen 25 milionë euro.
Lojtari më i vlefshëm tek Irlanda e Veriut është Paddy McNair që vlen rreth 6 milionë euro.
Ndeshja e vlefshme për Grupin 3 të Ligës C në Ligën e Kombeve nis nga ora 20:45.
Kosova dhe Irlanda e Veriut janë në të njëtin grup së bashku me Greqinë dhe Qipron./Demokracia.com/