Lajme
Kosova me rënie 16.5 për qind të lindjeve gjatë pandemisë
Demokracia
19:56 | 18 Mars 2021

Share:

Gjatë vitit 2020 në shtetet e Ballkanit Perëndimor është shënuar rënie e natalitetit dhe mortalitetit, në krahasim me vitin 2019.

Nga të dhënat e Agjencisë së Statistikave, rezulton që Kosova ka shënuar rënien më të madhe të lindjeve, me 16.5 për qind.

Ndërkaq, me 5 për qind të rënies së lindjeve pason Maqedonia e Veriut, Serbia me 2.8 për qind, Mali i Zi me 2 për qind dhe e fundit rezulton të jetë Shqipëria me 1.7 për qind, raporton Demokracia.com.

Sa i përket rritjes së vdekshmërisë prin shteti i Shqipërisë me 25.8 për qind, i pasuar nga Maqedonia e Veriut me 22.5 për qind, duke vazhduar me Kosovën me 17.8 për qind, e pasuar nga Serbia me 13.9 për qind dhe e fundit në listë është vendosur shteti i Malit të Zi me 10.3 për qind.

Për Bosnje dhe Hercegovinën nuk ka të dhëna të plota. Nga janari deri në shtator të vitit 2020, është shënuar rënie e numrit të të vdekurve për 0.2 për qind, si dhe e numrit të lindjeve për 4 për qind. /Demokracia.com/

 

Të ngjashme