Sport
Kosova me pesë xhudistë në Kampionatin Evropian U23
Demokracia
16:38 | 04 Nëntor 2021

Share:

Kosova do të përfaqësohet nga pesë xhudistë në Kampionatin Evropian U23.

Ky kampionat do të mbahet në Budapest të Hungarisë, ka bërë të ditur Federata e Xhudos e Kosovës.

Atje do të marrin pjesë 38 shtete, 305 garues, 175 meshkuj, 130 femra.

Në këtë Kampionat Evropian, Kosova do të përfaqësohet nga:

1.Erza Muminoviq (-52kg)

2.Flaka Loxha (-57kg)

3.Laura Fazliu (-63kg)

4.Arbër Kullashi (-81kg)

5.Shpati Zekaj (-100kg)

Muminoviq, Loxha dhe Fazliu ndeshen nesër (e premte), kurse Kullashi dhe Zekaj të shtunën. /Demokracia.com

Të ngjashme