Sport
Kosova me 2 minuta e 41 sekonda konferencë, Gliha thotë se do të jetë vështirë ndaj Andorrës
Demokracia
20:43 | 11 Tetor 2023

Share:

Kombëtarja e Kosovës në futboll ka mbajtur sot konferencë për media, para ndeshjes ndaj Andorrës në udhëtim.

Në konferencë u paraqit selektori i Kosovës, Primoz Gliha dhe sulmuesi, Albion Rrahmani.

E veçantë e kësaj ishte se konferenca zgjati vetëm 2 minuta e 41 sekonda, përfshirë edhe përkthimin.

E në këtë konferencë jashtëzakonisht të shkurtër, trajneri i Kosovës, Primoz Gliha tha se do të jetë shumë vështirë të fitojnë ndaj Andorrës, ndonëse niveli i dardanëve është shumë më i lartë.

Në anën tjetër, Rrahmani tha se së bashku me lojtarët e tjerë do të tentojnë fitoren nesër mbrëma.

Entuziazmi dhe morali i Kosovës ka rënë dukshëm te Kosova pas paraqitjeve të fundit dhe ndeshjet e radhës kualifikuese i luan sa për prestigj

Të ngjashme