Sport
Kosova mbijeton në Holandë, barazon me “tulipanët”
Demokracia
20:35 | 05 Prill 2021

Share:

Kosova ka pasur një paraqitje të mirë në ndeshjen miqësore të zhvilluar sonte ndaj Holandës në futsall, shkruan Demokracia.com.

Dardanët të udhëhequr nga trajneri i ri Arbeni Simitçiu, luajtën baras 0:0, për ta ruajtur portën e paprekur ndaj një Holande shumë cilësore.

Sa i përket ndeshjes, dominimi ishte në anën e vendasve por Kosova ka qenë shumë afër fitores pasi ka dështuar të shënojë nga penalltia  dy herë. Qorri e Alaj nuk arritën të gjejnë rrjetin nga pika e bardhë.

Të kujtojmë se Kosova e Holanda do ta zhvillojnë edhe një tjetër miqësore po në të njëjtën vend para se ekspedita dardane të rikthehet për Prishtinë. /Demokracia.com

Të ngjashme