Kombëtarja e Kosovës po vazhdon punën për ndeshje e ardhës që e zhvillon të enjten me Irlandën e Veriut, shkruan Demokracia.com.
Pavarësisht humbjes me Greqinë të dielën, atmosfera në kampin dardan duket e mirë derisa skuadra sot ka zbritur në stërvitje nga ora 10:30 në stadiumin “Fadil Vokrri.”
Trajneri Alain Giresse pritet të bëjë disa ndryshime në formacion në sfidën e radhës, kjo edhe i shtyrë nga ndëshkimet me kartonë të kuq të Fidan Alitit e portierit Arjanet Muriq.
Ndeshja Kosova – Irlanda e Veriut zhvillohet të enjten nga ora 20:45 në stadiumin “Fadl Vokrri” në Prishtinë. /Demokracia.com