Auto&Tech
Kosova lëshon targat “HISTORIK”
Demokracia
15:20 | 28 Shtator 2021

Share:

Është realizuar kërkesa e kahmotshme për lëshimin e targave historike për automjetet me vlerë muzeore në Kosovë. Tani të gjitha ato automjete mund të pajisen me targa ku në to shkruan “HISTORIK”.

Kështu kanë njoftuar nga grupi “Oldtimer Club Peja”, ku edhe ndanë pamje të targave të para historike të lëshuara nga Qendra e Regjistrimit.

“Pas shume viteve perkushtim dhe dedikim Klubi OCP , aritem ne piken e tabelave Historike te Kosoves per automjetet me vlere Muzeore dhe keto ne foto janë tabelat e para te leshuara nga qendra e Regjistrimit , flm te gjithe aktereve per realizimin dhe arritjen ne kete pike qe edhe Kosova te ketë keto lloj tabelash”, thuhet në njoftim./Demokracia.com/

https://www.facebook.com/permalink.php?story_fbid=4316279318448661&id=125882167488418

Të ngjashme