OpEd
Kosova, krimi dhe “femicidi“
Demokracia
10:56 | 07 Dhjetor 2023

Share:

Shkruan: Blerim Canaj

Edhe sot kur krimi është shndërruar në pandemi, këtu në Kosovë po ndodhë një derogacion ndaj kulturës dhe traditës sonë. Fushata e pa menduar dhe me një prapavijë të dyshimt se po ndodhë femicidi në Kosovë, sa është e pavërtetë, është poaq edhe e dëmshme dhe e frikshme. E keqja më e madhe është se politika ditore po i fut duart në këtë fushatë derogative, përqeshëse dhe nënçmuese ndaj shoqërisë.

Nëse ata që po i fryejnë kësaj ideje duan të mësojnë për femicid, le të bëjnë krahasime statistikore me vendet perëndimore.
Problemet patologjike, uksorcidi, krimet e tipeve që kanë të bëjnë me aspektet sociale, financiare po mbështjellen me femicid, përkatësisht po bëhet përpjekje që ato të futen nën ombrellën e femicidit.

Kjo që po ndodhë është fushatë që po njollosë shoqërinë dhe shtetin, madje me qëllim të caktuar. Natyrisht që kjo fushatë do të futet në raporte të organizatave për të drejtat e njeriut, të organizatave e shteteve, si OSBE, OKB, Human Right Watch, DASH, etj, e që si pasojë dëmton rëndë çdo proces shoqërorë e shtetërorë.

Këtu nuk po ndodhë femicidi, por është shtuar krimi sepse kjo qeveri ka deinstaluar bashkëpunimin e hallkave shtetërore për t’a luftuar krimin në të gjitha format e tij. Ndërsa në ndërkohë regjimi vrapon të bashkangjitet në dhimbjet familjare të viktimave të krimit dhe të nxjerrë diskurse propaganduese, fshehin faktin që ne kemi të bëjmë me shkatërrim të sistemit!
Mjafton të shihet se çfarë servojnë Presidentja dhe Democracy for Development në „Voice of America (VOA)“.

Sipas tyre mbi 85% meshkujve të Kosovës shpërndajnë lajme të rreme në baza gjinore e që – sipas tyre – pastaj po ndikon në dhunë me bazë femicide!

A s’është kjo në vetvete fake news?

Këto tema, kjo dhe demonstrimet e pa baza do na fusin në raportime të dëmshme për shoqërinë dhe shtetin.
Njëkohësisht këto tema kanë për qëllim heqjen e vëmendjes nga temat egzistenciale: rënja e fuqisë blerëse dhe varfërimi rapid, arsimi dhe shëndetësia, korrupcioni dhe hajnija e oligarkisë së kuqe…
Thënë thjesht, trajtimi i temave me motiv propagandistik do e shkatërrojë këtë vend!

Të ngjashme
OpEd • 03 Tetor 2024
OpEd • 30 Shtator 2024