Sport
Kosova kërkon përkrahje nga tifozët shqiptarë në Norvegji
Demokracia
13:37 | 25 Nëntor 2021

Share:

Sonte në Bergen nga ora 19:00 përballen Norvegjia dhe Kosova.

Ky është një takim shumë i rëndësishëm për basketbollistët e Kosovës, të cilët kërkojnë përkrahje nga tifozët shqiptarë që jetojnë në Norvegji.

Shqiptarët që jetojnë në Norvegji, biletat mund t’i gjejnë në faqen zyrtare të Federatës Norvegjeze (basket.no).

Basketbollistët e Kosovës shpresojnë në përkrahjen e tifozëve shqiptarë, ashtu siç i kanë përkrahur në ndeshjet tjera që i kanë zhvilluar si mysafirë. /Demokracia.com

Të ngjashme