Sport
Më pak se dy orë nga finalja e Superkupës: Këto janë fanellat që do përdor Llapi për ndeshjen me Prishtinën
Demokracia
19:18 | 17 Gusht 2021

Share:

Prishtina dhe Llapi do të përballen sonte për trofeun e çmuar të Superkupës së Kosovës në futboll.

Kampionia e Kosovës, Prishtina dhe fituesi i Kupës së Kosovës, Llapi do të takohen në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, shkruan Demokracia.com.

Të besuarit e trajnerit, Tahir Batatina do të paraqiten në këtë sfidë të rëndësishme me fanellat e dyta, pra ato të bardhat.

Llapi është në cilësinë e mysafirit këtë duel, andaj pritet që futbollistët e Prishtinës të futen në fushë me fanellat e kaltërta.

Ndeshja fillon nga ora 20:45, ndërsa për herë të parë në një ndeshje zyrtare në Kosovë do të vëzhgohet nga sistemi VAR. /Demokracia.com

Të ngjashme