Të gjitha vlimet me greva dhe kërkesa sindikaliste sot rastisën me 32 vjetorin e asaj që njihet si greva më e madhe në historinë e Kosovës.
Më 3 shtator të vitit 1990, mbase të gjithë punëtorët shqiptarë në Kosovë bojkotuan punën duke refuzuar kontratat me Serbinë pushtuese. E si pasojë shumica mbetën pa punë.
Në videon e mëposhtme risjellim kujtimet e dy sindikalistëve nga një kronikë e mëhershme e Klan Kosovës lidhur me këtë grevë.