Kombëtarja e Kosovës në basketboll në konkurrencën e femrave kanë pësuar humbje nga Malta në Kampionatin Evropian për Shtete të Vogla në Qipro.
Basketbollistet “dardane” humbën me shtatë pikë dallim 68:61 në Nikozi, shkruan Demokracia.com.
Kombëtarja e Maltës ishte dominuese në të gjitha aspektet ndaj vashave të Kosovës.
Saranda Daci ishte më e mira te Kosova. Ajo ndeshjen e mbylli me 18 pikë e tetë kërcime. Astera Tuhina i realizoi 17 pikë, ndërsa i kishte edhe gjashtë kërcime e katër asistime. Arbnore Përquku ndeshjen e mbylli me nëntë pikë, gjashtë kërcime e shtatë asistime.
Kosova për herë të dytë po paraqitet në këtë ngjarje./Demokracia.com/