Sport
Kosova gati për përballjen e sotme me Norvegjinën
Demokracia
09:17 | 21 Shtator 2021

Share:

Kombëtarja e Kosovës në konkurrencën e femrave sonte do ta ketë një test bukur të vështirë ku do të ndeshet me Norvegjinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, transmeton Demokracia.com.

Ndonëse përballë do të kenë skuadrën favorite të grupit, Dardanet hyjnë në këtë takim pa frikë dhe me synim për të dhënë më të mirën e tyre në fushën e gjelbër, e pse jo edhe të befasojnë me rezultat. Për dallim nga ndeshja e parë kundër Shqipërisë (1:1), kur Kosova hyri me synim për fitore dhe me lojë sulmuese, kësaj radhe përzgjedhësja Afërdita Fazlija do të jetë e detyruar të ndryshojë skemën e lojës, duke i kushtuar më shumë vëmendje repartit defanzivë, marrë parasysh cilësitë e kombëtares norvegjeze, e cila para pak ditësh e mundi Armeninë me rezultat të lartë, 10:0.

Ndeshja Kosovë – Norvegji, zhvillohet të martën në stadiumin “Fadil Vokrri”, në orën 19:00 dhe i takon kualifikimeve për Botërorin e vitit 2023, që do të mbahet në Australi dhe Zelandën e Re. /Demokracia.com

Të ngjashme