Sport
Kosova gati për ndeshjet e shtatorit, ja kur mbahet stërvitja e parë
Demokracia
11:21 | 28 Gusht 2021

Share:

Kombëtarja e Kosovës në futboll të hënën do t’i nis përgatitjet për tri ndeshjet e shtatorit që i zhvillon me kuadër të kualifikimeve për Botërorin “Katari 2022”.

Dardanët do të luajnë kundër Gjeorgjisë, më 2 shtator si mysafirë dhe kundër Greqisë e Spanjës, më 5 e 8 shtator në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, shkruan Demokracia.com.

“Dardanët” grumbullohet të hënën më 30 gusht, derisa stërvitjen e parë do ta zhvillojë në mbrëmje në stadiumin “Fadil Vokrri“ në orën 19:00.

Në listën e zbuluar dje nga përzgjedhësi i Kosovës, bie në sy mungesa e Arbër Zenelit për shkak të lëndimit si dhe e Benjamin Kolollit e Hekuran Kryeziut për shkak të formës, derisa për arsye tashmë të njohura në ekipin kombëtar mungojnë Leart Paqarada dhe Bernard Berisha. /Demokracia.com

Të ngjashme