Lajme
Kosova fiton rastin kundër “IuteCredit”, Miftaraj: Nja 500 vetë deri tani dolën se kanë merita
Demokracia
23:37 | 18 Nëntor 2022

Share:

Drejtori i Institutit të Kosovës për Drejtësi (IKD), Ehat Miftaraj ka reaguar pasi Kosova ka fituar rastin në Gjykatën Ndërkombëtare të Arbitrazhit kundër kompanisë financiare “IuteCredit”.

Miftaraj në një postim në rrjetin social “Facebook”, ka shkruar me ironi se meritat për këtë rast ka mbetur pa i marrë vetëm punëtori i fotokopjes.

“Nja 500 vetë deri tani dolën se kanë merita në rastin e Iute Credit vs BQK! Ka mbet edhe ai djali i fotokopjes pa i marr lëvdatat për disa vendime të bazuara në ligj dhe sipas mandatit që ka BQK”, ka shkruar ai.

Pasi Kosova e ka fituar rastin kundër “IuteCredit”  ka reaguar edhe kryeministri Albin Kurti duke e cilësuar si fitore të radhës të Kosovës në Arbitrazhin Ndërkombëtar.

Postimi i plotë i Miftarajt, pa ndërhyrje:

Nja 500 vetë deri tani dolën se kanë merita në rastin e Iute Credit vs BQK!

Ka mbet edhe ai djali i fotokopjes pa i marr lëvdatat për disa vendime të bazuara në ligj dhe sipas mandatit që ka BQK.

Nëse vendimi ka qenë i ligjshëm, i drejtë dhe i bazuar, kurgjo e jashtëzakonshme ska ndodh.  Është vetëm fakt se BQK ka vendosur sipas mandatit dhe obligimit që e ka me Kushtetutë dhe ligj. Tregon pjekurinë dhe profesionalizmin e stafit të BQK. Ky normal ështe lajm i mirë, porse  nê fund të fundit, për atë edhe paguhen.

Të ngjashme