Lajme
“Kosova është vendi më i varfër”, metoda tragjikomike e pushtetit për të shpërfillur kërkesat e policisë
Demokracia
19:34 | 15 Janar 2024

Share:

Se Kosova ka përjetuar një krizë të rëndë ekonomike në vitet e fundit, shpesh është dëshmuar në shumë tregues ekonomikë. Por jo rrallë herë pushteti ka ditur t’i sheshojë, herë me heshtje e herë duke përdredhur numrat me metoda ‘groteskjane’. Megjithatë, një praktikë e tillë po përjashtohet në raste të veçanta. Ndonjëherë, zyrtarët e qeverisë nuk hezitojnë të deklarojnë atë që – për hir të së vërtetës – i përfarohet në masë të madhe realitetit objektiv; me atë që përmendet edhe në raporte të shumta ndërkombëtare se “Kosova është vendi më i varfër në rajon dhe në Evropë”.

Meqenëse ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, po e mohon – duke mos pohuar – se Kosova mbetet vendi më i varfër në Evropë, për një deklaratë të tillë është kujdesur ministri i Ministrsë së Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

Pavarësisht situatës në të cilën i vendos ministrat përgjegjës për gjendjen ekonomike të vendit, Sveçla nuk ka hezituar ta pranojë publikisht një fakt të tillë.

“Mundohemi që për të gjitha pretendimet t’i sqarojmë, por nuk do të thotë që të gjitha kërkesat dhe pretendimet mund t’i përmbushim. Kosova është vendi më i varfër në rajon dhe në Europë dhe kërkesat që mund të duken të drejta, duhet të shihen se çfarë barre buxhetore bien”– ka thënë Sveçla.

Pra, zoti Sveçla kishte vetëm një problem, si t’i zhvlerësojë kërkesat e Njësive Speciale të Policisë së Kosovës para Komisionit Parlamentar, të cilët rreth një muaj më parë, protestuan para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës.

Ndonëse shefi i MPB-së e pranoi se kontributi i Policisë është i jashtëzakonshëm, ai mbeti prapa kokëfortësisë së shefit të tij, kryeministrit Kurti, për të shpërfillur kërkesat e policisë deri në momentin e publikimit të këtij artikulli.

Por në asnjë moment nuk ka tendenca që dikush të shfrytëzohet, por të gjithë ata të paguhen në bazë të punës dhe kontributit të japin, që dorën të zemër, është një kontribut i jashtëzakonshëm. E gjithë Policia ka qenë maksimalisht e mobilizuar që në plotëni të realizojmë detyrat dhe obligimet që na janë dhënë dhe besoj që tashmë është e faktuar që këto detyra jemi duke i plotësuar në mënyrën më të mirë të mundshme”, tha Sveçla.

Gjatë protestës, Kryetari i Sindikatës së Policisë, Siç tha Zeqiri, Imer Zeqiri, para mediave shpalosi 14 kërkesat për Qeverinë e Kosovës më datën 9 dhjetor 2023.

Kërkesat e paraqitura nga NJSI ishin kryesisht të kushteve bazike si veshmbathje, mjete të punës, ligji për pensionim në moshën 55 vjeçare, sigurimi jetësor dhe rritja në fondin shëndetësor, shujta ditore, pagesa të udhëtimit, etj.

Kërkesat e paraqitura nga NJSI:

1. Përmirësimi i kushteve, veshmbathje, mjete të punës, objektet policore dhe pajisjet tjera;

2. Rrezikshmëria për policët të jetë permanente dhe të mos varet nga një vend, dhe shtesat të jenë 25 deri 50 përqind e pagës bazë dhe të formohet komisioni i cili do të bëjë kategorizimin e shtesave;

3. Përfshirje e njësive të caktuar në tregun e punës;

4. Ligji për pensionim në moshën 55 vjeçare;

5. Sigurimi jetësor dhe rritja në fondin shëndetësor;

6. Invaliditeti, policë të cilët janë lënduar gjatë kryerjes zyrtare;

7. Përfshirja e stafit civil në shtesat për punë specifike;

8. Shujta ditore për të gjithë pjesëtaret, jo në mënyrë selektive;

9. Pagesa e udhëtimit të atyre që udhëtojnë larg;

10. Shtesat për fundvit, për ata që kanë treguar performance të mirë gjatë vitit;

11. Rikthimi i përvojës së punës siç ka qenë, dhe njohja e shkollimit;

12. Të rikthehen tri paga përcjellëse për ata që pensionohen;

13. Të lejohet një pagë për policët që mund të kenë një rast vdekje në familje;

14. Përkujdesje për mirëqenien e pjesëtarëve të policëve, për ata që kanë rënë gjatë detyrës zyrtare.

Të ngjashme