Lajme
Kosova ende pa përgjigje për kërkesat e ndërkombëtarëve
Demokracia
23:17 | 12 Qershor 2023

Share:

Më shumë shpresa se situata në veri do të zgjidhej pas ardhjes së dy emisarëve ndërkombëtar në Kosovë, kishte Bashkimi Evropian. I dërguari i posaçëm për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka thënë se vazhdojnë të jenë të përkushtuar për një zgjidhje politike për këtë pjesë, derisa Kurti edhe më tutje ka vazhduar të mos flasë se cila do jetë zgjidhja e veriut.

Pranimi ose jo i 3 kërkesave të ndërkombëtareve për situatën në veri, po del të jetë një vendim që kërkon shumë kohë.

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ende nuk ka treguar se deri kur zyrtarët policor do qëndrojnë në ndërtesat e komunave në Zubin Potok, Zveçan e Leposaviq, dhe nëse qytetarët e asaj pjesë do i drejtohen sërish kutive të votimit.

Ndërkohë, Bashkimi Evropian edhe njëherë ka ripërsëritur kërkesat që i kanë drejtuar qeverisë së Kosovës për situatën në veri.

Për këto takime e ai ka bërë një përmbledhje në Facebook, ku ka thënë se së bashku me të dërguan e posaçëm të SHBA-së, për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, kanë shpresuar se takimet e tyre do të japin më shumë rezultate, por që tensionet ende vazhdojnë

“Escobar dhe unë shpresuan për më tepër rezultat nga misioni ynë, por për fat të keq, përkundër disa rezultateve pozitive, tensionet ende mbesin të larta. Kështu që pas një ndalje të shkurtër në Stokholm në Takimin Vjetor të Këshillit Evropian për Marrëdhënie me Jashtë, ku pata mundësinë të bisedojë me një numër të njerëzve nga Evropa e SHBA-ja, unë jam kthyer në Bruksel ku do t’i raportojë BE-së dhe Shteteve Anëtare për gjetjet e mia dhe për hapat e ardhshëm. Ne do të vazhdojmë angazhimin për të mundësuar dhe përkrahur një zgjidhje të qëndrueshme politike”, ka thënë Lajçak.

Për kërkesat e ndërkombëtarëve, dhe se kur pritet që të ketë një përgjigje konkrete për situatën në veri, nuk ka folur as gjatë së hënës, kryeministri i Kosovës Albin Kurti.

Mirëpo  Kosova duhet të ketë një përgjigje rreth kërkesave të ndërkombëtarëve.

Sipas profesorit, Dritëro Arifi zgjatja e gjendjes në të cilën janë komunat veriore të Kosovës, vetëm do të e vështirësojë vendimmarrjen dhe do të shkaktojë pasoja nga ndërkombëtarët.

“Fuqia nuk është në anën tonë kjo është çështja më problematike, që Kosova do hasë në terren, pa ndihmën e ShBA dhe be ne e kemi të vështirë të e shtrim sovranitetin në pjesën e veriut, vetëm një bashkëpunim pra një ndihmë e perëndimit Kosova mund të e shtri sovranitetin, pra ne e pamë çka ndodhi në fund të majit.”, ka thënë Arifi.

Sipas, Arifit dialogu mes dy shteteve është në vdekje klinike, dhe se varet nga ndërmjetësuesit, nëse do ketë së shpejti ndonjë zhvillim për këtë.

Të ngjashme