Lajme
Kosova edhe zyrtarisht dorëzon aplikimin për anëtarësim në Këshillin e Evropës
Demokracia
11:53 | 12 Maj 2022

Share:

Para pak çastesh Kosova ka dorëzuar aplikimin për në Këshill të Evropës.

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, para pak minutash ka dorëzuar personalisht aplikimin për anëtarësim të plotë të Kosovës në Këshillin e Evropës.

Këtë e ka bërë të ditur shefi i kabinetit të Gërvallës, Sharr Jakupi, raporton Demokracia.com.

“ Mund të konfirmoj: Qeveria e Republikës së Kosovës ka aplikuar zyrtarisht për anëtarësim të plotë në Këshillin e Evropës”, ka shkruar ai në rrjetin social Twitter. /Demokracia.com/

Të ngjashme