Sport
Kosova e Shqipëria zhvilluan miqësore, ky ishte rezultati
Demokracia
15:25 | 16 Shkurt 2021

Share:

Kosova nesër feston përvjetorin e 13-të të Ditës së Pavarësisë, ndërsa sot, në organizimin e Federatës së Futbollit të Kosovës, është zhvilluar një ndeshje revyale mes veteranëve të Kosovës dhe të Shqipërisë.

Takimi i zhvilluar në stadiumin e 2 Korrikut në Prishtinë ka përfunduar pa gola 0:0.

Në takimin në fjalë u paraqitën shumë ish-futbollistë të njohur si nga Kosova ashtu edhe nga Shqipëria.

Për shkak të pandemisë COVID-19, ndeshja u zhvillua pa prezencën e tifozëve. /Demokracia.com

Të ngjashme
Sport • 19 Maj 2024